Albin Kurti: Kapitull i ri për qytetarët e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka thënë se po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se puna fillon tani.
Të përulur para detyrave që na presin, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës.
Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë ë bashkohemi për të mirën e vendit tonë.
Dhe puna fillon tani”.
Ndryshe, të hënën u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës si dhe u votua Qeveria e Kosovës.
Qeveria u votua në Kuvend me 67 vota për dhe 30 kundër.
Qeveria Kurti, ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri.