Alarmante: Në fushat e Miratocit, 4.000 emigrantë sirian në pritje për të hyrë në Serbi!

280

rep-presevo_620x0Numër i madh emigrantësh sirian, pas problem të shkaktuara në hyrje të Maqedonisë nga shteti grek, kanë gjetur strehim në hyrje të Serbisë, respektivisht në fushat e fshatit Miratoc të komunës së Preshevës.
Të rraskapitur, frikësuar dhe të malltretuar, deklarojnë që hyrja e tyre në Serbi, është një shpëtim i ri për jetrat e tyre, deklarohen emigrantët sirian në Miratoc.
Sipas të dhënave nga terreni, në Miratoc 4.000 persona janë në pritje për të hyrë, ndërsa gjatë ditës së djeshme (e diel) qendra për pranimin e emigrantëve në Preshevë, ka pranuar 1.000 veta.
Preshevën, dje e ka vizituar edhe ministri i mbrojtjes, Bratisllav Gashiq, i cili ka theksuar së në fushat e Miratocit, të formohet edhe një kamp i madh për pranimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët po depërtojnë nga Maqedonia, ndërsa vendi ynë do t’iu ofrojë të gjitha ndihmat e nevojshme. /Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *