Aktori i famshëm serb skandalizon Serbinë, e quan kafshë Gjuriqin

380

Aktori i njohur serb Sergej Trifunoviq e ka skandalizuar opinion publik serb me një “lutje” përmes Tveeterit drejtuar organeve të Kosovës që të mos ia kthejnë Serbisë Marko Gjuriqin, të cilin e ka quajtur kafshë, transmeton Gazeta Express.

Me një mesazh të cilin, me siguri, e ka përkthyer nga serbishtja në shqip me “google translate”, Trifunoviq e ka porositur policinë e Kosovës “A mundeni, ju lutem, ta mbani kafshën atje?”.

Ç’është e vërteta, pas përkthimit nga google, tveeti i tij nuk ka dalë bash ashtu në shqip, por nga komentet kuptohet ideja e vërtetë e aktorit.

Së shpejti në rrjetin social është zhvilluar një polemikë serioze, me shumë fyrje, por edhe me përkrahje për Trifunoviqin, transmeton Gazeta Express.

Sergej Trifunoviq ka luajtur në shumë filma, ndërsa u bë i famshëm pas rolit të shqiptarit në filmin “Grerëza” (në origjinal “Strshljen”)./Express/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *