Akstivisti Valon Arifi nga Presheva: Zgjedhjet për Preshevë të dielen e parë te Prillit, koha që Boske të largohet edhe nga Presheva

688

Valon Arifi aktivist nga Presheva i ka thënë LUGINALAJM, se zgjedhjet lokale në Komunën e Preshevës do të mbahen më së largu të dielen e parë te Prillit njëherit është shprehur se është momenti kur Dragan Stevanoviq Boske duhet larguar nga ndikimi aty ndonse është shprehur pozitivisht për disa veprime të Presidentit Vucic. “Besoj se e diela e parë e prillit do të jetë ditë zgjedhore ne Komunën e Preshevës dhe njëherit mendoj se është momenti kur nga Presheva duhet ndodh e njejta që ngjau në Komunën e Bujanocit,sa më larg ndikimit të “kamarierit të Surdulicës” është shprehur Arifi duke aluduar në listën serbe në Komunën e Preshevës duke theksuar : “Jam i vetëdishëm që deklaratat e mija edhe keqpërdoren ama e vlersoj guximin e Presidentit Vuçiq kur thotë se shqiptarët dhe serbët janë dy popujtë që përbëjn shumicën e etnive në Balkan njeherit edhe e rrespektoj Presidentit Vuçiq kur thot se shqiptarët e serbët duhet te mësohen të jetojn së bashku. Nuk i takon të ardhmes të ngelemi peng i së kaluarës e aq më tepër kur kombit që i takoj është goxha me më pak faj se të tjerët ndonëse me shumë viktima” ështe shprehur aktivisti Arifi. Duke folur për zgjedhjet lokale në Preshevë ai është shprehur se është koha që duhet të largohet ndikimi i sekretarit shtetror Stefanovic dhe se Presheva nuk duhet të ngelet peng i tekeve dhe taktizimeve të politikanëve lokal aty : “Unë mendoj që Balkanin e presin ditë të mira,bashkë me të edhe Preshevën por jemi ne që duhet të angazhohemi per paqe me bashkë qytetarët tanë serb rom e të tjerë. Duke i takuar një kombi që ishte nëpërkëmbur nëpër kohë nuk na lejohet të bëjm të njejtën ndaj të tjerve,andaj është momenti kur listat e Boskes duhet të largohen nga Presheva dhe vendi të çlirohet nga dogmat se Presheva është shqiptare se Presheva është Serbi Jugore sepse ku do që të jetë dhe qfardo që të jetë Presheva është e qytetarëve të saj,pa dallim dhe përfundimisht e lirë nga popullizmi që cili do që ka pak vetëdije ështe i aftë ta kuptoj se kujt rryma i shërbejn” ka përfunduar Valon Arifi,aktivist i të drejtave të njeriut nga Presheva.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *