Aksion policor në Bujanoc dhe Tërnoc – Ka të arrestuar?!

-FOTO ILUSTRIM-

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Xhandarmeria serbe, ka nisur një aksion në Bujanoc dhe Tërnoc.

Aksioni, fillimisht ka nisur në Bujanoc, në rrugën “Karagjorgja Petroviq”, ku Xhandermia serbe ka bastisur një banesë të një objekti kolektiv, ndërsa më vonë, ka arrestuar edhe pronarin e banesës, njofton portali serb “Bujanovacke”

Një aksion tjetër, pothuajse paralel, është duke u zhvilluar në Tërnoc. Forca të mëdha të Xhandarmerisë janë pozicionuar në rrugën dytësore që lidh Tërnocin me qytetin e Bujanocit, dhë po bastisin një shtëpi, të një shqiptari nga Tërnoci. Aksioni është duke u zhvilluar për momentin, dhe ende nuk dihet arsyeja e bastisjeve./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.