Aksion i madh policor në Bujanoc dhe Vranjë; arrestohet tetë persona të dyshuar për trafikimin e 251 emigrantëve

2537

Në Bujanoc dhe Vranjë, të mrrkurën, janë arrestuar tetë persona me dyshimin se kishin kontrabanduar 251 migrantë në mes të muajit janar dhe qershor të vitit 2019-të, pasi që, është zhvilluar një hetimi disa mujor për veprat penale të trafikimit me qenie njerëzore, citon RTS nga burimi i Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Në ketë aksion, është arrestuar  edhe organizatori dhe anëtarët e grupit të krimit të organizuar, me inicialet: R. T., R. V., I. L., Lj. R., R. R., L. J., Dj. O., P. I., dhe D. N.

Kontrabanda e emigrantëve nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi dhe India dyshohet për trafik ilegal dhe ndihmës së ofruar që atyre t’i lehtësohet rruga drejt shteteve të  Bashkimit Evropian, raporton RTS.

“Gjatë kontrollit, të dyshuarve i’u janë gjetur dhe sekuestrurn përkohësisht disa telefona celular dhe SIM-kartela, si dhe para të huaja që morën për kostot e transportit të paligjshëm”, thane nga Prokuroria për Krimin e Organizuar.

Ata shtuan se të gjithë të arrestuarit do të ndiqen penalisht me ndjekjen penale në Beograd, pas së cilës do të merren në pyetje.

Ky veprim u krye nga zyrtarë e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale, Njësia e Krimit të Organizuar (SBPOK), Grupi i Përhershëm  për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, në koordinim me Zyrën për Krimin e Organizuar në Beograd – tha Prokuroria e Krimit të Organizuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *