Aksidentohet për vdekje 66 vjeçari nga Davidovci, autori ik nga vendi i ngjarjes (FOTO)
Një burrë me inicialet Zh.V. nga fshati Davidovc i lindur më 1955, është gjetur i pajetë, të shtunen në mbrëmje në masgjistralen Bujanoc – Vranjë, në afërsi të Banjës së Bujanocit, shkruan portali InfoVranjske.rs
Siç mësohet jozyrtarisht, burri me shumë gjasa është goditur nga një makinë, e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
I aksidentuari pas lëndimeve të marra në kokë, ka ndërruar jetë, derisa është urdhëruar obduksioni i tij në Institutit për Mjekësi Ligjore në Nishi.
Policia është vënë intensivisht në kërkim të autorit, ndërsa viktima besohet të ketë qenë grumbulles i metaleve nëpër rrugë./LUGINALAJM/