Aksidentohet autobusi nga Kosova në Austri – raportohet për disa persona të lënduar (FOTO)

Autobusi i kompanisë Armendi Tours nga Kosova është aksidentuar në Austri.

Raportohet se 20 persona janë lënduar pasi autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë.

Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë.

Të lënduarit aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Salzburgut.

Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Brenda autobusit gjendeshin 25 udhëtarë.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën që çon në drejtim të Vjenës, ku po zhvilloheshin punimet në në atë pjesë.

Raportohet se autobusi ishte përplasur me rrethojat mbrojtëse të autostradës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.