Aksidentohet Ali Ahmeti, BDI: Lëndihme të lehta trupore!

192

Nga kabineti i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, njoftohet se gjendja shëndetësore e tij dhe e shoferit, që pësuan sot aksident në rrugën Kërçovë-Shkup, është e mirë.

Në njoftimin për medie thuhet:

“Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti, ka pësuar një aksident pa pasoja sot në mëngjes, gjersa po udhëtonte për në Shkup, ku duhej të takohej me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Kryetari Ahmeti dhe vozitësi janë mirë dhe në gjendje stabile si dhe po trajtohen shkëlqyeshëm nga stafi i Spitalit të Tetovës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të tij.

***

Aksidentohet Ali Ahmeti, merr dëmtime të lehta

Shkup, 21 janar – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është aksidentuar me makinën e tij, mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.

Mësohet se nga ngjarja që ka ndodhur pak çaste më parë, Ahmeti ka pësuar disa dëmtime të lehta, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga dëshmitarë okularë të aksidentit, sipas të cilëve makina e kryetarit të BDI-së është përplasur me shtyllat e betonit të njërës nga pikëpagesat, në ardhje nga Kërçova.

Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë dukshmëria e ulët, si pasojë e mjegullës.
Ahmeti po udhëtonte drejt Shkupit për të takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *