Aksident trafiku në mes tre veturave në hyrje të Tërnocit (FOTO)
Një ndeshje komunikacioni ka ndodhur para pak çasteve në hyrje të fshatin Tërnoc, ku janë përfshirë tre vetura të ndryshme.
Sipas informatave të para jo zyrtare, në ketë ndeshje, janë të përfshirë dy vetura të tipit “Golf 4” dhe një veturë e tipit BMW.
Aktualisht, policia ka dal në vendgjarje dhe po bënë hetimin mbi ndeshjen e ndodhur, derisa nuk dyshohet se ka ndonjë të lënduar, përveç dëmeve materiale./LUGINALAJM/