Aksident me fatalitet në Gjilan
Në fshatin Parallovë të Novobërdës si pasojë e një vetaksidenti ka ndërruar jetë një person.
“Është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ishte vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Ndërkaq në Pejë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar.
“Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë”.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Sipas policisë, në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë narkotike.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Vermicë, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti u kishte ofruar ryshfet zyrtarëve policor. /Albanianpost.com