Aksident i rëndë, vdes 32 vjeçari nga Gjilani

Një i ri nga qyteti i Gjilanit ka vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sonte.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se viktima është i lindur në vitin 1989.

“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Gjilani – Preshevë, saktësisht te ura e fshatit Pasjan. Viktima është i lindur në vitin 1989”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *