Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Vranjë-Bujanoc (FOTO)

5717

Para pak çasteve një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Vranjë-Bujanoc, rrespektivisht në fshatin Nerodovc i poshtëm.

Sioas burimeve jozyrtare të portalit LuginaLajm, ngjarja ka ndodhur kur një veturë ka godiur një këmbësor në hyrje të fshatit.

Sipas dëshmitarëve vetura që po udhëtonte në drejtim të Bujanocit, ka goditur një këmbësor fare buzë rrugës i cili ka mbetur me lëndime të rënda.

Fillimisht i godituri është transportuar për në Spitalin e Vranjës për reanimim, ndërsa rruga ku ka ndodh aksidenti edhe më tej është e bllokuar./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *