Aksident i rëndë në rrugën Bujanoc-Gjilan, humb jetën një person

Me datën 15.02.2022, rreth orës 00:05, në magjistralen Gjilan – Bujanoc, në hyrje të fshatit Dobërqan, ka ndodhur një vet aksident me fatalitet, ku dyshohet se derisa ka qenë duke lëvizur vetura me tabela 06, në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pastaj për në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë ka njoftuar Ismet Hashani.(foto nga ekipi i zjarrëfikësve në vendin e ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published.