Aksident i rëndë në Gjilan/ Vdes një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

-FOTO ILUSTRIM-

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në Gjilan, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.
Gazeta Sinjali mëson se njëra nga veturat që është përfshirë në aksident ishte e marrë me qira në një ‘Rent a car’.

Sipas burimeve, shoferi i veturës tjetër ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin./RadioStar/

Leave a Reply

Your email address will not be published.