Akademiku nga Medvegja, Idriz Ajeti, sot festoi 98 vjetorin e lindjes!

272

00_12_1360148881718327480Në Kosovë, akademik Idriz Ajeti, një nga studiesit më të shquar të albanologjisë, mbushi sot 98 vjet.

Studiuesit thonë se veprimtaria shkencore dhe mësimore e Idriz Ajetit i ka shërbyer emancipimit dhe përpjekjeve të shqiptarëve në ish-Jugosllavi për të drejta qytetare e sidomos për identitetin kulturor e kombëtar të tyre.

Idriz Ajeti lindi në fshatin Tupallë të Komunës së Medvegjës më26 qershortë vitit1917, është shkrimtar dhe akademik shqiptar.

Shkollën fillore e mbaroi në Banjën e Sijarinës më1930, të mesmen e kreu nëShkup1938. Po atë vit u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit tëZagrebit– në Degën e romanistikës. Studimet i mbaroi pas luftës, në vitin1949në Fakultetin e Filozofisë tëBeogradit. Që atëherë e deri në vitin1953, me cilësi profesori të gjuhës shqipe, punoi në Gjimnazin ePrishtinës. Nga viti1953deri në vitin1960, me cilësi lektori, jepte mësim në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë tëUniversitetit të Beogradit. Në vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë. Që nga viti1960, njëherë docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti1968profesor ordinar, jep mësim në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filozofisë të Prishtinës. Iu dhanë disa shpërblime e dekorata, ndër të cilat edhe Shpërblimi i 7 korrikut dhe ai i KAÇKJ. PresidentiIbrahim Rugovae dekoroi meMedaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa me rastin e 90-vjetorit të lindjes, PresidentiFatmir Sejdiue dekoroi meÇmimin Presidencial për Studiues. Hetimi i dialekteve nga pikëpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve të moçme gjuhësore të shkruara me alfabetin arabo-turk dhe më në fund studimi i marrëdhënieve të shojshoqme shqiptare-serbe – janë troje të interesimit shkencor të Idriz Ajetit. Merret edhe me çështje të gjuhës së sotme shqipe. Qe iniciator i shumë konsultave dhe bashkëmarrëveshjeve gjuhësore ku u kërkuan shtigje të reja për njësimin e gjuhës shqipe dhe të drejtshkrimit të saj. Hartoi tekste shkollore për nxënës të shkollave të mesme dhe për studentë të Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Me nismën e tij, pas hapjes së Fakultetit të Prishtinës (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e më1974u organizua Seminari i Kulturës Shqiptare për albanologë të huaj. Gjatë vitit19691971ishte drejtor i Institutit Albanologjik, më 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, në vitet197375rektor iUniversitetit të Prishtinës. Pas zgjedhjeve paralele të vitit 1998 për Kuvendin e Republikës së Kosovës, zgjidhet kryetar i parë i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet19791981dhe19961999ishte kryetar iAkademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i ka botuar veprën e plotë në pesë vëllime.

Tituj të veprave

  • VEPRA 1

Përmban:

  • Zhvillimi historik i së folmes gege të Arbëneshëve të Zarës, 1961
  • Vaclav Cimohovski , Studim me vlerë
  • VEPRA 2

Përmban:

  • Pamje historike të ligjërimit shqip të Gjakovës në fillim të shekullit XIX
  • Gjuha e “Divanit” të sheh Maliqit
  • Rreth disa tipareve gjuhësore të ligjërimeve shqiptare të Kosovës
  • Rreth disa veçorive të të folmeve të shqiptarëve të rrethit të Preshevës dhe të Bujanovcit
  • “Djali plëngprishës” në të folurit shqip të istrisë
  • Tipat el-së në dialektet shqiptare të Brisk-Shestanit të Krajës
  • Mbi disa fjalë e frazeologjizma shqiptare në të folmen e popullsisë së Plavës e të Gusisë
  • Dy fjalë për gjuhën e Bogdanit
  • Çështje gjuhësore në veprën e Kristoforidhdit
  • Ndihmesë e Naim Frashërit në punë të formimit të gjuhës letrare shqipe
  • Sami Frashëri në vijim të krijimit të gjuhës letrare shqipe
  • Gjuha letrare dhe bota shqiptare sot
  • Gjuha letrare shqipe dhe fushata për ta rishikuar bazën themelore të saj
  • A ka më punë në ortografinë e shqipes?
  • Rruga e njësimit të shqipes letrare
  • Rruga e formimit të gjuhës letrare shqipe
  • Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe në Kosovë
  • Për ndriçimin e disa çështjeve të shqipes
  • Për përdorimin e drejtë të disa trajtave foljore
  • Probleme aktuale të kulturës së gjuhës
  • Për ngritjen e kulturës gjuhësore
  • Pa gjuhë të pasur e të pastër s’ka as ide e mendime të larta
  • Bisedë për gjuhën 1
  • Bisedë për gjuhën 2
  • Toskërishtja dhe baza dialektore e shqipes letrare
  • “Letërsia shqipe dhe gjuha letrare”
  • Roli i Konsultës gjuhësore të Prishtinës në proceset e vendosjes dhe të stabilizimit të shqipes unike letrare
  • VEPRA 3

Përmban:

  • Historia e gjuhës shqipe
  • Shqiptarët dhe gjuha e tyre
  • Drama kombëtare e popullit shqiptar dhe e gjuhës së tij në rrjedhë të kohës
  • Dëshmime onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre etnike
  • Arritjet kryesore të studimeve etimologjike të shqipes
  • Emërtime popullore shqiptare të gjellëve e të ushqimit
  • Shënim për emrin Mirdita
  • Shkrime pa mbështetje për probleme të ndjeshme
  • Studimi i trashëgimisë kulturore – e drejtë e çdo populli
  • Një pasqyrë e shkurtër mbi zhvillimin e futurit në shqipe
  • Raportet e shqipes me gjuhët ballkanike
  • Kundër anarkisë në studimet etimologjike të gjuhës shqipe
  • Tekst i botuar në Enciklopedinë jugosllave
  • Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes
  • Çështje të studimeve etimologjike të shqipes
  • Mbi disa ndërrime fonetike
  • Prejardhja e disa emërtimeve të miteve dhe të demonëve në gjuhën shqipe
  • Disa mendime mbi arritjet kryesore të studimeve etimologjike në fushë të shqipes
  • Kontribute të vogla etimologjike
  • Kontribute etimologjike
  • Rreth disa emrave topikë me prejardhje shqiptare në Mal të Zi në vështrim gjuhësor
  • VEPRA 4

Përmban:

  • Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij
  • Shqipja e vështruar nga aspekti i studimeve ballkanistike
  • Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-sllave
  • Zhvillime paralele fonetike dhe ndikime të ndërsjella të dialekteve shqiptare dhe serbe të Kosovës
  • Studime të ndërsjella etimologjike albano-sllave
  • Fjala shqipe në Fjalorin e Gl. Elezovicit
  • Vështrim i punës në studimet albanologjike të gjuhës shqipe
  • Ndikimi i shqipes në të folmet shqipe të Kosovës
  • Emërtime gjeografike në shqipen dhe serbokroatishten
  • Kontribut për studimin e onomastikës mesjetare në territorin e Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe të Kosovës
  • Për të vërtetën shkencore
  • Patologjia e një simetrie
  • Intervista
  • Recensione
  • Përkujtime
  • Fjalë rasti
  • VEPRA 5

Përmban:

  • Kontributi i Holger Pedersenit në studimin e historisë së gjuhës shqipe
  • Në njëqindvjetorin e vdekjes së Miklošičit
  • Rreth disa albanizmave në Fjalorin e Vuk Karadžićit
  • Kontributi i studiuesve sllovenë për historinë e gjuhës shqipe dhe krijimin e letrarishtes së saj
  • Në gjashtëdhjetë vjetorin e themelimit të Akademisë Sllovene të Shkencave dhe të Arteve
  • Zhvillimi i gjuhësisë shqiptare në Jugosllavi
  • Albanistika Jugosllave dhe disa probleme të saj
  • Kontributi i Carlo Tagliavinit në studimet e historisë së gjuhës shqipe
  • Mark La Piana në studimet e gjuhësisë shqiptare
  • Henrik Barići për gjuhën shqipe
  • Gjuha shqipe në studimet krahasuese të profesor Radosav Boškovićit
  • Një ndihmesë në fushën e leksikologjisë shqiptare
  • Veprimtaria shkencore e profesor Eqrem Çabejt
  • In memoriam (për Çabejn, Nolin )
  • Kritika e recensione, shënime e komente

Mirënjohje

​​

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *