Agjërimet më të gjata në botë, ja vendet?!

242

imagesDanimarka, dhe shtetasit e saj të cilët kanë vendosur të agjërojnë këtë muaj të Ramazanit, do të agjërojnë 21 orë, ndërsa në anën tjetër Australia vetëm 10 orë.

Numri i orëve për agjërim në muajin e Ramazanit dallon nga vendi në vend, varësisht nga gjerësia dhe gjatësia

Myslimanët në Danimarkë do të duhet të agjërojnë 21 orë, e cila do të jetë periudha më e gjatë e agjërimit për këtë vit në të gjithë botën. Njerëzit në Argjentinë do të agjërojnë vetëm 9 orë e 30 minuta.

Ndërkohë, njerëzit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, do të agjërojnë diku 14 orë e 51 minuta. Sipas astrologëve, hemisfera veriore përcakton jo vetëm vendin që do të agjërojë më së gjati, por ka përcaktuar edhe vendin që do të agjërojë në temperaturën më të madhe në 33 vitet e fundit, transmeton lajmi.net.

Orët e gjata të agjërimit

Sipas hartës globale, vendet me numër të gjatë të orëve të agjërimit janë Suedia, Norvegjia me rreth 20 orë.

Holanda e Belgjika me nga 18 orë e 30 minuta, Spanja 17 orë e 30 minuta derisa Anglia dhe Gjermania 16 orë e 30 minuta. Amerika, Franca dhe Italia do të agjërojnë për 16 orë, edhe Kosova hyn në këtë orar me diku afërsisht 18 orë agjërim.

Njerëzit në vendet si Egjipti do të agjërojnë 16 orë e gjysmë, ndërsa në Bahrejn, Arabi Saudite, Tunizi, Palestinë agjërimi do të zgjasë 15 orë

Në Jemen 14 orë e 50 minuta, Katar 14 orë e 40 minuta ndërsa Kuvajt, Irak, Jordani, Siri, Algjeri, Marok, Libi, Sudan do të zgjas 14 orë.

Australia do të agjërojë 10 orë në këtë Ramazan, Afrika Jugore 10 orë e gjysmë, Brazili 11 orë, Meksika 13 orë e 20 minuta. Ashtu siç dihet agjërimi bëhet duke abstenuar nga ushqimi nga Syfyri deri në Iftar./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *