Agjencia Evropiane e Barnave kërkon që koha mes dy vaksinave të jetë 42 ditë

135

Agjencia Evropiane e Barnave ka deklaruar se intervali maksimal prej 42-ditësh mes dozës së parë dhe të dytë të vaksinës së Pfizerit-BioNTech, duhet të respektohet për të pasur efektshmëri të plotë.

Agjencia ka bërë me dije se dëshmitë e efikasitetit bazohen në një studim ku administrimi ishte bërë nga 19 deri në 42 ditë me diferencë. Ajo ka theksuar se mbrojtja e plotë vjen shtatë ditë pas përforcuesit, raporton Reuters.

Dy kompanitë që shpikën vaksinën anti-Covid kanë deklaruar gjithashtu se efektshmëria e vaksinës arrihet në rast se respektohet periudha e caktuar e përdorimit./Koha.net/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *