Agim Rashiti radhitet për inspektor komunal të arsimit në Bujanoc

644

Me radhitjen e fundit të punëtorëve në Administratës komunale të Bujanocit, nga 20 shkurti, Agim Rashiti, është caktuar për inspektor komunal të Arsimit në Bujanoc.

Rashiti në pozitën e inspektorit komunal është rikthyer pas tetë vjetëve, ngase në ketë detyrë ka qenë i emëruar në vitin 2011-të, ndërsa së fundmi ka ushtruar  pozitën e kryeshefit të inspekcionit.

Si jurist i diplomuar, Agim Rashiti ka ushtruar edhe pozitat, si sekretar i Kuvendit komunal (2002-2006), bashkëpunëtor profesional në shërbimin pronësoro-juridik (2006-2011), inspektor komunal i arsimit (2011-2016), dhe kryeshef i inspekcionit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *