Agim, BOLL MO E TEPROVE!

330

Agim Haliti po vetëshpallet antishqiptari më i madh në Bujanoc
Qoftë pasojë e çorodisë së tij shpritërore apo vetëm përmbushje e urdhërave të shefit partiak, vendimi për largimin e sërishëm të pesë shqiptarëve nga puna në Direkcionin për ndërtim, ksaj radhe nuk do të poasojë vetëm me procedura gjyqësore. Ata që duan të mirën e shqiptarëve, ata që janë për Bujanocin europian nuk do të tolerojnë rilindjen e “një Rashe të vogël” në Bujanoc.
Që nga vitët 1970 e deri te koha e “arritjes së demokracisë”, rolin e politikanit famëkeq ndaj shqiptarëve e kishte pasur, atëbotë, I pazëvendësueshmi Rangjell Velkoviq, një politikan local në Bujanoc, për të cilin flitet se kishte pasur lidhjet tejet të forta me shërbimet sekrete. Nën komandën e tij politike shumë shqiptarë kishin pasur fatin e të shpallurit të padëshirueshëm, të papërshtatshëm, të nacioanlistit, të separatistit e shume të pa..pa.
10624838_468695796603705_4620642797310185100_nPasojë e një politike të këtillë, ideator e të cilit ka qenë Rangjell Velkoviq, për shqiptarët kishte qenë, mes tjerash, largimi nga vendet e punës e shumë e shumë pasoja tjera përcjellëse. Arsimtarët e larguar, për shkak të himnit, për shkak se u kanë mësuar nxënësve vargjet e pozezisë së Filip shirokës “Shko dalllëndyshe”, për shkak se në mësimet e historisë u kishin mësuar nxënësve edhe pak histori kombëtare, ishin dërguar të punojnë nëpër thertore, Svetllostin famëkeq e kudo tjetër, me të vetmin qëllim për tua bërë jetën e padëshirueshme.
Dalëngadalë me vlerat e demokracisë që në Bujanoc po na imponon Nagip Arifi me larot e tij, një person nga kamarilla e “të parit” jo vetëm që e ka rrezikuar, por edhe po e zëvendëson Rangjell Velkoviqin si politikanin më famëkeq antishqiptar.
Agim Haliti, drejtori i Direkcionit për ndërtim, i njohur si “kasap” i largimit të shqitarëve nga puna, si duket nuk po ngopet me budallallëqet e tija. Ai, me të marrë mandatin e drejtorit të këtij institucioni kishte larguar një numër të madh të punëtorëve shqiptar nga puna. Por kjo si duket nuk i mjaftoi. “Kasapi” (i njohur për përdorimin e hapave për qetësim) si duket nuk po ngopet.
Ai përsëri largon nga puna shqiptarët të cilët vetëm disa muaj më parë i kishte kthyer gjykata në punë. Ai po largon nga puna femra shqiptare, të cilat më parë i kishte detyruar t’i fshijnë rrugët fshatrave serbe.
Ai i ka vënë vetes një qëllim të bëhet “Rasha i vogël”. Një person që ishte vetë deklaruar se e ka “shok të idealit” komandant Lleshin, bo bëhet një “Rashë i vogël”.
Absurd i llojit të vet që mund ta bëjë vetëm një shqiptarë i i çoroditur ose një shqiptarë që e ka shefin e çoroditur nga mllefi antishqiptarë,
Metë 12. Shtator të këtij viti, Agim Haliti ka shpallur tepricë teknologjike 5 punëtorët e Direkcionit për ndërtim. Të gjithë shqiptarë, të gjithë punëtorë ndër më të vyeshmit. Ai i kishte larguar ata, por, edhe shumë shokë të tyre nga puna vitin e kaluar, por të kthyer në punë pas gati një viti, me vendimin e gjykatës së Nishit.
“Budallenjëve” lëshoja rrugën thotë populli, por, siç duket, Agim Haliti nuk e din kur është boll e as që po e din se kur duhet të ndalet. Çmenduria nuk po gjen ndihmën as edhe nga qetësuesit, miligramët e te cileve po rriten çdo ditë.
Për çmendurinë e këtij njeriu flasin edhe faktet në vijim:
1. Shpallë tepricë teknologjike ekonomistë të diplomuar, ndërsa në vend të tij punëson kushëririn e ngushtë i cili ka të kryer shkollën fillore.
2. Shpallë tepricë teknologjike juristin e diplomuar, ndërsa për prokurime publike emëron metalurgun plotësisht jokompetent, më parë, me vendimin e partisë të cilës i përkasin të dytë, i shkarkuar nga posti i drejtorit të Komunalisë si i paaftë.
3. Shpallë tepricë teknologjike inxhinierë të ndërtimtarisë, ndërsa në punë mban fizikan. Thuase direkcioni për ndërtimin e Bujanocit do ta luajë rolin e CERN-it të Zvicrës.
Le të shërbejë ky shkrim si ftesë publike Agim Halitit që t’i tërheq këto vendime të mbrapshta antishqiptare, të mos i largojë nga puna kuadrot shqiptare, të “mbushet” me mend njëherë e përgjithmonë, përndryshe, njerëzit më nuk mund të heshtin ndaj presionit të cilin po i bënë ky njeri.
Familjaret e tyre nuk do të mund të ruajnë durimin, ndërsa Bujanoci nuk ka nevojë për “ trazira” të tilla të cilat po na imponon budallallëku dhe poshtërsia e një shqiptari të çoroditur.

Agim BOLL MO E TEPROVE.

Nga: FR PVD-Bujanoc




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *