Abdixhiku fton Strukarët për pjesëmarrje në zgjedhje: Shaipi është patriot i madh, i duhet mbështetja e gjithsecilit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dal hapur në mbështetje të deputetit Shaip Kamberi, dhe ka kërkuar mobilizim të tërnocasve për ditën e premte.

Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, ka shkuar se Kamberit i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes së votimit.

“Këtë të premte, më 27 maj, Shaip Kamberi dhe “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” për herë të tretë kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve në sigurimin e ulëses së vetme përfaqësimi. Si kandidat i vetëm me gjasë për të shtruar e përfaqësuar zërin e shqiptarëve në Luginë, atij i duhet e gjithë mbështetja e votuesve të Qendrës numër 6 në Tërnoc, për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërsëritjes së votimit” – ka shkruar ndër të tjera kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tutje ka shkuar: Ftoj secilin votues shqiptar në këtë qendër të ripërsëritur, që masivisht, këtë të premte, t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaipin dhe Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë.

Për më shumë, kryetari i LDK-së, deputetin aktual e ka quajtur patriot të madh dhe zë të fuqishëm në mbrojtën e të drejtave të shqiptaëve në Luginë.

“Shaipi është një patriot i madh. Ai ka qenë një zë i vetmuar por i guximshëm në mbrotjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Prandaj, çdo votë për të është votë për zërin shqiptar në Serbi” – thuhet në fund të postimit.

Kujtojmë që zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc, po përsëriten për herën e tretë. Në rivotimin e 28 prillit, Shaip Kamberi me 679 vota të fituara në ketë njësi, fitoi edhe një mandat të deputetit, por Komisioni Republikan Zgjedhor e më pas edhe Gjykata Administrative, vendosën për ripërsëritjen e zgjedhjeve në ketë njësi, të tretën me radhë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *