A po propozohet Shaip Kamberi për deputet edhe në Kuvendin e Kosovës?

Analisti nga Prishtina, Naim Rashiti, përmes një postimi në facebook, ka shtruar çështjen se, a bënë që deputeti aktual në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me u bë edhe deputeti në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka bërë pyetje publike se: “A ben Shaip Kamberi me u be edhe deputet i Kuvendit te Kosoves, vec tjerash edhe me i permisu pak diskutimet ne Kuvendin e Republikes?”

Ndryshe, gjatë ditës, deputeti Shaip Kamberi, përmes një postimi në faqen zyrtare, i ka uruar Kosovës, zgjedhje të lira dhe demokratike.

Përkushtimi dhe angazhimi i partive politike në Kosovë për Luginën e Preshevës, të paraqitura edhe përmes fushatës parazgjedhore, janë të mirëseardhura. I uroj Republikës së Kosovës zgjedhje të lira dhe demokratike” – ka shkruar deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka shpreh besimin që pas zgjedhjeve, me Qeverinë e re do të mund të bashkërendohet krijimi dhe zbatimin i një plani të përbashkët në përputhje me kërkesat e qytetarëve nga Lugina e Preshevës.

“Besoj se pas zgjedhjeve, të zgjedhurit e institucioneve ekzekutive e legjislative të Republikës së Kosovës dhe ata/o të Luginës së Preshevës, do të mund të bashkërendohen për hartimin dhe zbatimin e një plani dhe programi të përbashkët, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës” – ka shkruar Kamberi.

Kujtojmë që, Shaip Kamberi, është deputet aktual në Parlamentin e Serbisë, njëherit shef i grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak”, fjalimet e të cilit, po vlerësohen si fjalimet më të fuqishme të dy decenieve të fundit, nga ku ,ai ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë të njoh pavarësinë e Kosovës, dhe ka vendosur flamurin kombëtar shqiptar në Kuvendin serb./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.