A po paralajmërohet koalicioni në mes të LDK-së dhe VV-së?!

112

Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje shumë shpejt mund t’i shohim në koalicion parazgjedhor. Të paktën një paralajmërim të tillë kanë bërë dy zyrtarët e LDK-së, Arben Gashi dhe Xhafer Tahiri.

Të dy sot kanë nisur ditën sot duke shfletuar një gazetë të shtypur ditore e që lajmin kryesor e ka “LDK-VV, mes konsultimeve dhe ultimatumeve”.

Tahiri i cili është njëherit kryetari i Komunës së Vushtrrisë në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet me gazetën ditore në duar e ku në mbishkrim thuhet: “Me dije dhe me zemër pa bajraktarizëm por me vullnetin e qytetarit”.

Në po të njëjtin vend duket që është edhe deputeti, Arben Gashi – i cili po ashtu në Facebook ka publikuar fotografinë përderisa në duar mban gazetën. Mbishkrimi i fotografisë është “lajmë të mira”.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ditë më parë kanë pasur një takim, ku thnaë se kanë diskutuar për situatën politike në vend, nevojën për daljen e krizës dhe vendosjen në binar të Kosovës.

Të dy liderët kanë deklaruar se kanë pajtueshmëri që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje, dhe të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve.

Takimi mes Mustafës dhe Kurtit, ka ngjallur reagime të shumta nga zyrtarët e PDK-së si dhe nga ata të AAK-së.
Së fundmi Mustafa takim pati edhe me kryetarët e partive më të vogla, me Shpend Ahmetin e PSD-së, Ramush Haradinajn e AAK-së dhe Fatmir Limajn e Nisëm Socialdemokrate./Insajderi.com




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *