A po e provokon kryeministri Haradinaj, Serbinë?! bën shqiponjën me pjesëtarët e mbrojtjes së afërt

1400

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar sot një fotografi në llogarinë e tij në “Instagram”, e cila po shpërndahet gjithandej në internet.

Haradinaj bashkë me mbrojtjen e afërt kanë vendosur që me anë të simbolit të shqiponjës me duar t’i përkrahin dy kosovarët që luajnë për Zvicrën, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Kryeministri Haradinaj bashkë me policët që kujdesen për sigurinë e tij kanë realizuar këtë fotografi në zyrën e tij.

Ndryshe, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë euro, ndërsa nga dënimi nuk shpëtoi as kapiteni zviceran Stephan Lichtsteiner, i cili u dënua me 5 mijë euro, pasi bashkë me shqiptarët festoi edhe ai me shqiponjë pas fitores se ndeshjes me Serbinë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *