A e manipuloi besimin e kryeministrit Haradinaj, Marco Saljihu i Medvegjës?!

425

Një delegacion nga Medvegja, i udhëhequr nga Marco Saljihu dhe kandidatë të tjerë nga rradhët e koalicionit APN-PD, gjatë ditës së sotme kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ky takim i organizuar nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me qëllim që shqiptarët të dalin sa më të organizuar në zgjedhjet e ardhshme lokale të 8 shtatorit, nuk ka rezultuar ashtu edhe siç është paraqit në opinion.

Kryeministri Haradinaj, pas takimit ka postuar një fotografi, ku ka shkruar se, ka takuar të gjjthë përfaqësuesit politik të Medvegjës, në fakt takimin e sotëm, mungonin vetëm ata PVD-së, sepse Florim Sahiti, bartës i listës së PVD-së, nuk ka qenë i ftuar në takim.

Siç merrë vesh LuginaLajm, Marco Saljihu ka manipuluar me besimin e kryeministrin në detyrë, duke mos përcjell ftesën edhe për Florim Sahitin që aktualisht është nënkryetar i kuvendit komunal të Medvegjës.

Portali LuginaLajm, ka kontaktuar me Flroim Sahitin, i cili ka potencuar se, nuk ka qenë i ftuar në takim, për të cilin kryeministri ka shkruar se në takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e PVD-së.

“Në fototgrafinë e publikuar nga kryeministri Haradinaj, asnjë person nuk është pjesë e PVD-së. Unë nuk kam qenë i ftuar në takim” –ka deklaruar Sahiti.

Nga ana tjetër në takimin e zhvilluar në Prishtinë, përveç përfaqësuesve të koalicionit PAN-PD, janë edhe disa përfaqësues të shoqatave irelevante për aktualitetin në Medvegjë.

Kujtojmë se, Marco Saljihu, është një biznesmen i ardhur nga Italia, i cili nuk rresht së garuari nëpër zgjedhje që po mbahen në Medvegjë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *