A do të ket dhunë për Ditën e Flamurit në Kosovë?

160

nehatShkruan: Nehat Hyseni
Pritjet tona për skenarin e mundshëm për të shtunën, 28 Nëntorin 2015, dmth për Ditën e Flamurit, pa marrë parasysh tensionet politike aktuale dhe deklaratat “e xehëta” të Zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi dhe të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, megjithatë, shpresojmë se nuk do të eskaloj në skenar të dhunës, siç ishte rasti më 24 janar 2015, kur pati dhunë dhe kaos të tmerrshëm nëpër rrugët e Prishtinës si dhe gjithandej nëpër Kosovë.

Shpresojmë se ekscese dhe dhunë nuk do të ket, përveç manifestimit të “patriotizmit” dhe pakënaqësisë së akumuluar të opozitës me fjalime e diskutime “të nxehëta” e “heroike”, ashtu si ndodhi më 27 janar 2015. Por, emocionet e tensionet politike u shfrynë pa dhunë. Tani, sa duket, për dallim nga protestat e mëparëshme, nuk do t’i kemi dy, por tri “palë konfrontuese” rivale për pushtet dhe për interesa partiake, klanore dhe personale, dmth pozitë-opozitë-antigjykatë speciale. Derisa opozitën e përbëjnë: VV, AAK, Nisma, kurse pozitën: PDK-LDK, kurse “Antigjykata Speciale” përfshinë nga të gjithë nga pak e më së tepërmi nga PDK, si “klientelë” e mundëshme e Gjykatës Speciale, që personifikohen me performansën kontraverze të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Prandaj, pozita dhe kryeministri Mustafa, shpresoj se në asnjë mënyrë nuk janë të interesuar për të krijuar probleme dhe për ti ngritur tensionet të shtunën, me rastin e protestave në Ditën e Flamurit. Sidomos pas qortimit publik të kancelares Angela Merkel, e cila ishte sponzorizuese, madje edhe insistuese e hapur për zgjedhjen e Isa Mustafës kryeministër të Kosovës. Gjithashtu, LDK dhe Isa Mustafa janë më të interesuarit për formimin e Gjykatës Speciale dhe kësaj here, ma merr mendja se Isa Mustafa do ti rrezistoj presionit nga prapaskena të Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit për ngritje tesdionesh politike, si dhe për kaos e dhunë më 28 Nëntor 2015. Dhuna më 28 Nëntor i konvenon vetëm kundërshtarve të Isa Mustafës. Kacafytja dhe përballja eventuale e Policisë së Kosovës me demostrantët apo protestuesit, automatikisht do i “faturohej” Kryeministrit Mustafa, që do t’i krijonte përparësi relative dhe fuqi politike shtesë Hashim Thaçit, meqë qëndrimi kontraverz i Kadri Veselit, nga përparësia absolute në fillim, tani e tutje gjithënjë e më tepër po kthehet si bumerang dhe në disfavor të Veselit. Prandaj, raportet brenda PDK-së po kthen gjithënjë e më tepër në favor të Thaçit, duke e shfajsuar atë gjithënjë e më tepër nga diverzioni politik brenda koalicionit qeverisës, kundër Isa Mustafës. Kurse, opozita do të përpiqet që ta kapitalizoj turmën popullore të kremtuesve të Ditës së Flamurit, duke i “konvertuar” të gjithë ata, apo shumicën prej tyre në “protestues kundër Zajednicës dhe Demarkacionit”. Pra, ka shumë kalkulime politike që po manifestohen si “kauza” politike, që ia kanë mësyrë si të tërbuar, për “arsye patriotike”, duke synuar marrjen e pushtetit me çdo kusht. Madje edhe duke e rrënuar shtetin e Republikës së Kosovës, ose të “Republikës së dytë” të Isës e Hashimit, dhe për ta vendosur “Republikën e tretë” të Albinit.

images Pra, lufta për pushtet është duke kërkuar “qime në vezë”, për të gjetur disi “arsye patriotike” për të protestuar dhe për të ardhur disi në pushtet dhe për të shpëtuar disi nga pozita e padurueshme e të qenit jashtë pushtetit, në opozitë, si “peshku në zall”, pa tendera, e pa “të mirat” që i sjellë pushteti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *