Beograd: Kryetarja Sinani merrë pjesë në konferencën e organizuar nga USAID-i amerikan

238

Kryetarja e komunës, Ardita Sinani gjatë ditës së sotme mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Agjensioni Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) dhe Fondacioni “Ana i Vlade Divac” e cila u mbajt në Beograd.
Konferencën e hapi znj. Azza El Abd drejtoreshë e Misionit të USAID në Serbi.

Në panelin e parë të kësaj Konference , prezent ishin përfaqësues nga Ministria e pushtetit lokal, gjegjësisht ministri Branko Ruzhiq si dhe sekretari shtetërorë i Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale, z. Nenad Neriq. Poashtu prezent ishin edhe Ivan Gerginov nga Komesariati për migrant dhe Ana Koeshall, udhëheqëse e Fondacionit “Ana i Vlade Divac”. Nga pjesëmarrësit e panelit të parë, përveç që u prezentuan projektet të cilat Fondacioni përmes mbështetjes finansiare nga USAID i kishte realizuar në komunat e prekura me krizën e migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, qytetarëve të këtyre komunave iu shpreh mirënjohje e thellë për trajtimin njerëzor që ata ia ofruan migrantëve.

Ky takim u mbajt me qëllim të prezentimit të rezultateve të projektit “Mbështetja qeverisjeve lokale në zgjidhjen e krizës së migrantëve”, e cila mbështetet finansiarisht nga Agjensioni Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID).

Në panelin e dytë pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e komunave Preshevë, Dimitrovgrad, Shid, Suboticë, Lajkovac, Tutin dhe Sjenicë.

Kryetarja Sinani gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për ndihmën të cilën tash e 15 viteve, Agjensioni Amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) i kishte ofruar komunës së Preshevës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rregullimin e objekteve shkollore si dhe financimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla dhe sferës së bujqësisë . Gjithashtu kryetarja Sinani nënvizoi rolin e USAID në ndihmën ofruar Preshevës sa i përket ngritjes së kapaciteteve qoftë njerëzore apo edhe teknike përmes realizimit të projektit të Reformës së administratës komunale. Zonja Sinani gjatë fjalimit të saj gjithashtu theksoi se falë USAID sot komuna e Preshevës ka furnizim më të mirë me energji elektrike pas finansimit që ky Agjension kishte dhënë në ndërtimin trafostacionit kryesorë.
Kryetarja e komunës së Preshevës në fjalimin e saj falënderoi Fondacionin për mbështetjen që i kishte ofruar institucioneve lokale, apo edhe vullnetarëve të cilët ishin të angazhuar në menaxhimin e krizës së migrantëve.

Nga përfaqësuesit eMinistrisë së pushtetit lokal dhe Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale, kryetarja Sinani kërkoi që ministritë përkatëse dhe Qeveria serbe të kenë një qasje ndryshe nga ajo që ka pasur deri më tani ndaj problemeve të përditshme me të cilat përballen qytetarët e komunës tonë./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *