86 vjeçarja që mposhti koronavirusin pa shkuar fare në spital

372

Një grua e moshës 86 vjeçare në Kosovë e ka mposhtur coronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i saj, Rasim Preniqi në rrjetin social Facebook.

Preniqi ka shkruar se nëna e tij e ka mposhtur virusin duke u trajtuar në shtëpi.

“Nëna ime 86 vjeçare e mposhti coronavirusin në shërim shtëpiak. Një falënderim të posaçëm për shërimin e saj i takon Qendrës Familjare të Shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falënderoj pneumologun Skënder Baca. Ajo tani është plotësisht e shëruar”, ka shkruar Preniqi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *