“8 prilli” – Dita ndërkombëtare e Romëve: Kryetari Nagip Arifi priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rom të Bujanocit

Për nder të “8 prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve”, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot, përfaqësuesit e komunitetin rom të Bujanocit me të cilët ka bashkëbiseduar për “8 prillin”, si një festë nacionale e romëve.

Kryetari Arifi u njoftua rreth kësaj feste nga përfaqësuesit e këtij komuniteti, e cila zyrtarisht daton nga viti 1990, kur në Poloni u mbajt Kongresi i Katërt Botëror i Romëve.

Përfaqësuesit romë shfrytëzuan rastin ta falemnderojnë kryetarin e komunës së Bujanocit për punët që po kryen në përmirësimin e jetës së qytetarëve romë në Bujanoc.

Nga ana tjetër, kryetari Arifi premtoi se angazhimi i tij do të vazhdojë edhe më tej me projekte tjera, dhe se investimet do të vazhdojnë në gjithë teritorin e komunës së Bujanocit pa dallim etnie, feje apo race.

Kujtojmë, se komuna e Bujanocit ka realizuar disa projekte infrastrukturore në lagjet e banuara me romë, përkrah financiarisht një klub sportiv, shoqatën kulturore dhe organizata jo qeveritare të komunitetit rom./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.