46 vjeçari që vdiq në aksident e publikoi këtë fotografi me familjen e tij, para se të niset për në Kosovë, rrugë e cila i mbeti në gjysmë
S. Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës u identifikua të jetë një nga 10 kosovarët që vdiqën në aksidentin e djeshëm me autobus në Slavonski Brod, të Kroacisë. Tragjedia po dyshohet se u shkaktua pasi e zuri gjumi në timon shoferin e autobusit që po sillte në vendlindje 68 mërgimtarët kosovarë nga Gjermania.
Për identifikim e podujevasit në mesin e viktimave raportoi mbrëmë Gazeta Online ‘Reporteri.net’, derisa identitetin e tij në publik e nxori sot kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që tha se viktima ishte mik i tij.Për identifikim e podujevasit në mesin e viktimave raportoi mbrëmë Gazeta Online ‘Reporteri.net’, derisa identitetin e tij në publik e nxori sot kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që tha se viktima ishte mik i tij.
Për vdekjen e 45 vjeçarit nga Podujeva ka shkuar sot në facebook edhe vëllai i gruas së të ndjerit.
F. H., në mes dhimbjes për vdekjen e dhëndrit në tragjedinë në Kroaci, tregoi se bashkë më viktimën në autobusin e njejtë ku ai gjeti vdekjen po udhëtonin edhe motra e tij, gjegjësisht gruaja e viktimës, dhe dy djemtë e tyre, shkruan Reporteri.net. Fatmirësisht, të tre këta të fundit i mbijetuan aksidentit që tronditi dje gjithë Ballkanin.
I njëjti, ka publikuar në facebook, edhe një fotografi që besohet të jetë fotografia e fundit e shkrepur para se familja 4 anëtareshe të niseshin për Kosovë. Rrugëtim që fatkeqësisht u ndërpre në gjysmë të rrugës, e ku aksidenti në Slovanksi Brod i morri jetën kryefamiljarit (burri në foto i veshur me bluzë të kaltër).
Mbrapa familjes 4 anëtarshe, shihet edhe autobusi i kompanisë ‘Deva Tours’, i njëjti që u shkatërrua dje në aksident, pasi dyshohet se shoferin e kompanisë e zuri gjumi gjatë vozitjes.
“Tragjedia e djeshme në Kroaci e mërgimtarëve tanë duke ardhur në atdhe kaploi tërë Kosovën, por edhe familjet tona, pasi që në atë autobus gjendej motra ime me dy djemtë dhe burrin e saj S..
Pasi motra dhe dy djemtë e saj shpëtuan, plagëve nuk i mbijetoi dhëndri ynë S. Rrustemi, ku lajmi për vdekjen e tij u konfirmua mbrëmë vonë. Dhëndër Zoti te mëshiroftë e shpirti yt le të pushoje i qetë në boten e amshuar”, shkruan F.H., në facebook.