Dega e PVD-së në Bujanoc, i ka përmbyll zgjedhjet e bredshme partiake!

432

10986873_10204096375799440_7484685722160710052_nDega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, gjatë të shtunës (dje) ka mbajtur kuvendin zgjedhor në të cilën janë zgjedhur organet e larta të partisë.
Shaip Kamberi, është rizgjedhur edhe për një mandat tjetër në krye të PVD-së në Bujanoc, përderisa ka qenë më i votuar se kundër kandidati Ragmi Mustafa.
Gjithashtu përgjatë kuvendit të djeshëm, është zgjedhur edhe kryesia e re e PVD-së në Bujanoc, përderisa janë parë emra të rinjë, në krye të kësaj partie.
Zgjedhjet e djeshme, janë cilësuar si zgjedhjet më demokratike, me që, në të gjitha nëndegët, si dhe për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re, ka patur votim të fshehtë.
Në ciklin e zgjedhjeve të mbredshme të PVD-së në Bujanoc, janë bërë zgjedhjet edhe ne Forumin e Gruas, ku Fitnete Gashi, ka marrë mbështetjen e grave edhe për një mandat tjetër.
Megjithate, zgjedhjet e mbredshme në PVD, janë duke u zhvilluar edhe në degët e Preshevës dhe ate të Medvegjës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *