40 nxënës shqiptarë e serbë udhëtojnë për në Zvicërr; interkulturalizmi dhe shkëmbimi i përvojave në plan të parë

210

Në kuadër të projektit “Qyteti ynë, shkollat tona”, të cilin po e realizon Shërbimi i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në partneritet me organizatën “Grupi 484” dhe në përkrahje të Fondacionit për fëmijë, 40 nxënës, sot kanë udhëtuar drejt fshatit të fëmijë Trogen i cili ndodhet në Zvicërr.

Nxënësit të cilët janë nisur drejt Zvicrrës, janë nga 6 shkollat e territorit të Komunës së Bujaniocut, të cilët do të kenë mundësi që nga 8 maj, deri më 24 maj, të marrin pjesë në programin e interkulturalizmit me fëmijet zvicërran të të njejtës moshë.

Temat për të cilët do të elaborohen janë atë të arsimimit interkultural, botëkuptimet e ndryshme, të drejtat e fëmijëve në kuadër të arsimimit të tyre në përputhshmëri me UNESCO-n: Të mësojnë për të ditur, të mësojmë për të punuar, të mësojmë të jetojmë së bashku me të tjerët, të mësojmë për të qenë person i ngritur.

40 fëmijët vijnë nga tre shkollat shqipe dhe tre shkolat serbe./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *