31 të infektuar me COVID-19 në Bujanoc – aprovohen masat e jashtëzakonshme (DOKUMENT)

1345

Në mbledhjen e XVI-të të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Dr.Lela Jovanovic, ka paraqitur gjendjen aktuale epidimiologjike në Bujanoc, nga ku ka deklaruar se gjendja është alarmante dhe Bujanoci po rrezikohet nga koronavirusi.

“Kemi 31 pacientë nga Bujanoci, që kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, ku edhe jemi duke i pritur edhe tetë mostra të tjera, që besojmë që do të dalin pozitivë” – ka deklaruar Jovanovic.

Ajo për më tepër shtoi se çdo ditë rreth 70-80 pacientë me simptoma të ndryshme, vijnë për t’u kontrolluar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, respektivisht në ambulancën COVID, gjë që përbën një mundësi të madhe, që numri i të infektuar me koronavirus të rritet.

“Kemi një rritje të madhe të numrit të pacientëve tanë, gjë që, e ardhmjamund të jetë katastrofale. Gjendja është shumë alarmante” – tha Jovanovic.

Sipas Jovanovicit, Vranja tashmë ndodhet në një kolaps epidimiologjik, nga ku të gjitha spitalet janë të mbushura me pacientë nga COVID-19, dhe pritet që të hapet spitali i katërtë për t’i kuruar pacientët e rinj.

Ajo në mbledhjen e sotme propozoi një sërë masash, për mbrojtjen e qytetarëve nga koronavirusi, gjë që u apruvuan nga anëtarët e Shtabit për situate të jashtëzakonshme.

Meqë nga dita në ditë kemi rritje të vizitave mjekësore në të cilat pacientët ankohen për infeksione dhe simptome me COVID-19, propozojmë futjen e masave të jashtëzakonshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së rasteve të reja me COVID-19.

– Puna shëndetësore me qytetarët lokal për të respektuar masat themelore të parandalimit të rregulluara me vendimin e Shtabit të Krizave të Republikës së Serbisë

– Kontrolli dhe zbatimi i masave parandaluese në objektet publike, në transportin publik dhe kolektive. Në transportin publik është e detyrueshme të mbahen maskat mbrojtëse, aerosje e vazhdueshme dhe dezinfekti i automjeteve. Personave pa maskë mbrojtëse u ndalohet hyrja në automjete të transportit publik.

Numri dhe aranzhimi i pasagjerëve në automjet duhet të jetë i tillë që të lejojë distancën e përcaktuar të paktën 1m. Drejtuesit e taksive, duhet të kenë mbrojtje përkatëse (bartja e maskave dhe dorëzave) me instalimin e një pengese mbrojtëse për t’u distancuar nga udhëtarët, si dhe aerosje e shpeshtë dhe dezinfektimi i automjeteve.

– Ndalimi i organizimit të ngjarjeve të ndryshme (ditëlindje, festave, martesave, ngjarje sportive dhe tubime të tjera më të mëdha).

– Ndalimi i tubimit i më shumë se pesë personave në ambient të hapur dhe të mbyllur, nëse nuk mund të sigurohet distanca prej dy metrave nga njëri-tjetri.

– Të kufizohet orari i punës së objekteve hoteliere (kafiterive, bareve, restoraneve, hoteleve, bastoreve, sallave për organizimin e gazmendeve, lojërave për fëmijë) nga ora 07:00h, deri në ora 20:00h.

– Të kufizohet puna e objekteve hotelerike (kafeteritë, restoranet, baret, hotelet, ëmbëltoret) që në një tavolinë nuk mund të ulen më shumë se dy persona, duke rrespektuar distancën prej dy metrave ndërmjet tavolinave. Numirn e personave brenda objektit, duhet kufizuar ashtu që të sigurohet distanca prej dy metrave mes klientëve. Të gjithë të punësuarit duhet të vendosin maska dhe doreza mbrojtëse, ndërkaq punëdhësnësit janë të obliguar të sigurojnë mjete përkatëse në vend të dukshëm për dezinfektimin e duarve. Në hyrje të objektit duhet vendosur barriera dezinfektuese, si dhe të bëhet dezinfektimi sa më i shpeshtë i objektit (3 deri 4 herë gjatë punës).

– Në ambientet e mbyllura (entet publike, ndërmarrjet publike, shoqërite ekonomike, bankat, posta, objektet tregtare, bastoret etj.) obligohet mbajtja e maskës dhe rrespektimi i distancës prej 2m.

Gjithashtu zbatimi dhe rrespektimi i masave parandaluese vlenë edhe për entet parashkollore, objektet fetare dhe për sallonet e kozmetikës dhe ambientet e fitnesit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *