30 ditë burg për bujanocasin që ka sulmuar gruan e tij

1497

Një burrë nga Bujanoci me inicialet R.R, vjeç 42, u arrestua me dyshimin se kishte kryer veprën penale Dhunë në Familje duke sulmuar fizikisht gruan e tij në një shtëpi familjare në Bujanoci, shkruan Bujanovacke, transmeton LuginaLajm.

Sipas Drejtorisë së Policisë në Vranjë, me urdhër të Zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit u është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës ai është sjellë në prokurori me një kallëzim penal, ku gjykatësi paraprak i Gjykatës Themelore në Bujanoc e urdhëroi atë me 30 ditë paraburgim./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *