29 vjet nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të 92’es, Kamberi: “Më 1 dhe 2 mars 2021, shqiptarët e Luginës së Preshevës qeverisen nga ish-bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit”

Referendumi i 1 dhe 2 Marsi të vitit 1992, shënon njërën nga ngjarjet më madhore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Mijëra shqiptarë nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë shprehën vullnetin e tyre, për autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkangjitje më Kosovën. Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 Marsit, u mundësua nga sukturat e Partisë për Veprim Demokratik, që njëherit ishte partia e vetme që shtrihej në tre komunat shqiptare dhe Partisë Demokratike Shqiptare, që vepronte vetëm në Preshevë.

Edhe sot, kjo datë, përkujtohet në forma të ndryshme, ndërsa krerët e partive pjesëmarrëse në referendum e përkujtojnë ketë datë, të cilën me plotë të drejtë e konsiderojnë si hitsorike.

Është Shaip Kamberi, kryetari i partisë promotore të Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të 92′, Partisë për Veprim Demokratik, që ka përkujtuar ketë ngjarje të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kamberi, përmes një postimi në facebook, ka theksuar se nëpërmjet këtij referendumi shqiptarët e Luginës së Preshevës u shprehën pothuajse në mënyrë unanime, për autonomi territoriale politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën

“Sot u bënë 29 vjet nga nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës u shprehën pothuajse në mënyrë unanime, për autonomi territoriale politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me të drejtë bashkimi me Kosovën” – ka shkruar Kamberi.

Ai për më shumë, ka vlerësuar se ky vullnet politikë u rilegjitimuar vazhdimit nga politika përjashtuese të Beogradit.

“Kjo ngjarje dhe ky vullnet politik është rilegjitimuar vazhdimisht nga politikat përjashtuese, shtypëse dhe diskriminuese të pushteteve në Beograd” – ka vlerësuar Kamberi.

Kryetari i PVD-së, pati edhe kritika se 29 vite pas referendumit, , shqiptarët e Luginës së Preshevës qeverisen nga ish-bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit.

“Më 1 dhe 2 mars 2021, shqiptarët e Luginës së Preshevës qeverisen nga ish-bashkëpunëtorët më të afërt të Sllobodan Millosheviqit dhe Vojisllav Sheshelit” – ka kritikuar Kamberi.

“29 vjet pas Referendumit, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të trajtohen si shtetas të dorës së dytë dhe të padëshiruar të Serbisë. Respekt dhe mirënjohje për organizatorët dhe qytetarët e guximshëm të 1 dhe 2 marsit 1992” – përfundoi Kamberi.

Vullneti i shprehur më 1 dhe 2 Mars të vitit 92′ nga shqiptarët e Luginës së Preshevës për bashkangjitje me Kosovën, edhe më tej është një dëshirë e pa realizuar./LUGINALAJM/

`

Leave a Reply

Your email address will not be published.