16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur, është në muajin e tetë të shtatëzanisë

Një e mitur shtatzënë është dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë për të lindur.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se e mitura është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe është duke u trajtuar në Gjinekologji.
Sipas këtyre burimeve, e mitura shtatzënë është e lindur në vitin 2005.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Në përgjigjen e Policisë thuhet se “këtë informacion e kanë pranuar gjatë ditës dhe të njëjtin po e trajtojnë në koordinim me organet kompetente”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.