14 vjetë nga rënia e Nijazi Azemit- “Komandant Mjekrra”!

297
00_12_14273672912010179294Udhëheqës komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, pjesëtar të OVL-së së UÇK-së, përfaqësues të institucioneve tjera të policisë, gjykatës, qytetarë nga Presheva, Vitia e komuna të tjera, kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Nijazi Azemi-komandant Mjekrra, në përvjetorin e rënies si komandant i Brigadës 115 “Karadaku” të UÇPMB-së.
mjekrraNijazi Azemi është vrarë në Stanec të Preshevës më 26 mars 2001 derisa udhëheqës komunal e lider të UÇPMB-së janë shprehur se përulemi para të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, UÇPMB-së, dhe të gjithë dëshmorëve të luftërave dhe kohërave. “Brezi ynë në veçanti prindërit dhe mësuesit duhet t`i rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë me idealin e komandantit legjendar Adem Jashari, të heroit Nijazi Azemi dhe me idealin e të gjithë dëshmorëve të kombit” është thënë në përvjetorin e Nijazi Azemit./rajonipress/ – /LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *