13 shtatzëna nga Siria kërkojnë ndihmë mjekësore

163

siria-grate-600x380Maqedonia po tronditet me numrin e madh të emigrantëve që vijnë nga Siria dhe Iraku dhe hyjnë në këtë vend përmes kufirit të Gjevgjelisë.

Informacionet e fundit flasin se nga mijëra refugjatët të cilët gjenden nën qiell të hapur, 13 gra shtatzënë mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të shëndetit të ligë.

Ndërkohë, ekipet mobile të kryqit të kuq iu kanë afruar ndihmën e parë më shumë se 150 emigrantëve. Ndryshe Maqedonia ditëve të fundit është në fokus të mediave botërore për shkak se policia maqedonase përdori dhunë ndaj refugjatëve sirianë,raporton Zhurnal./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon