12 milionë dinarë për subvencionimin e bizneseve?! Resmije Bajrami nga PVD, kërkon që të rritet buxhetit edhe më shumë

Sot në mbledhjen e Këshillit Komunal të Bujanocit po diskutohet për Buxhetin e Komunës për virtin 2021. Njëri ndër pozicionet e parapara me buxhet ishte edhe Subvencionimi i bizneseve private me një vlerë të përgjithshme prej 12 milionë dinarë, që për anëtaren e Këshillit Komunal Resmije Bajrami është vlerë jo e mjaftueshme duke e pasur parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi dhe problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset tona private dhe faktin që bizneset private janë shtylla kryesore e zhvillimit tonë ekonomik. Orari i punës së bizneseve iu është kufizuar për shkak masave të COVID-19, ndërsa shpenzimet janë të njejta për mbarëvajtjen e tyre. Theks të veçantë duhet kushtuar përkrahjes së bizneseve të grave sepse shumica e tyre po detyrohen të mbyllin bizneset e tyre ngaqë mezi arrijnë të paguajnë qiranë dhe tatimet ndaj shtetit – tha Resmije Bajrami, anëtare e Këshillit Komunal nga rradhët e PVD-së.

Një lajm tjetër që u tha në Këshill Komunal ishte se do të ketë rritje për kompenzimin e këshilltarëve të Kuvendit Komunal për 2.000 dinarë, që do të thotë prej vitit 2021 për kompenzimin mujor këshilltarët do të marrin 18.000 dinarë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.