11 vjeçari pësoi plagë të rënda pasi u godit nga vetura në afërsi të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc – po kurohet në Nish

2060

Një fëmijë i moshës 11 vjeçar,  morri plagë të rënda pasi u godit nga një makinë derisa po kalonte rrugën kryesore në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, konfirmohet nga Drejtoria policore e Vranjës, shkruan “Bujanovacke”.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00h të Mërkurën, 11 Dhjetor, kur një veturë Opel Astra me targa VR, nën drejtmin e një qytetari nga Bujanoci I lindur më 1993, goditi të dëmtuarin.

Fëmija i dëmtuar fillimisht u transportua për në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, pas së cilës u transferua në Vranjë dhe më pas në Nish.

Policia thotë se shoferi nuk u ndalua për mbajtje pas hetimeve./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *